LAJMI I FUNDIT:

Liga Unike si risi në basketbollin shqiptar

Liga Unike si risi në basketbollin shqiptar
(Foto: baskebtolli.com)

Ish-gjyqtari i njohur i Kosovës, Mithat Belegu, ka folur për formimin e Ligës Unike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Shqipërisë.

Belegu ka dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës, duke qenë basketbollist shumë i dalluar, gjyqtar me thirrje ndërkombëtare e vëzhgues për shumë vite. Ai e komenton në këtë mënyrë krijimin e Ligës Unike.


“Çdo risi për basketbollin e Kosovës është e mirëseardhur. Më herët nuk është menduar krijimi i kësaj lige, për shkak se Kosova nuk ka qenë e pranuar në FIBA apo pengesave të ndryshme. Megjithatë, tashmë Liga Unike është formuar dhe do të shohim se si do të funksionojë”, është shprehur Belegu për faqen zyrtare të FBK-së.

Ish-gjyqtari i njohur shpreson se nuk do të pengesa për zhvillimin e kësaj lige.

“E vetmja pengesë mund të jetë pandemia, që shpresoj se nuk do ta pengoj. Skuadrat duhet të përgatiten për këtë ligë. Të zhvillojnë stërvitjet siç duhet, ndeshjet miqësore dhe më pas ndeshjet zyrtare. Gjithashtu shpresoj se lojtarët vendorë do të kenë më shumë hapësirë, sidomos basketbollistët e rinj. Jo të gjithë basketbollistët e huaj kanë qenë shumë cilësorë, andaj mund të ju jepet rasti të rinjve”.

“Shpresojmë se do të cilësi dhe rivalitet e të rritet interesimi për basketboll, si në Kosovë, po ashtu në Shqipëri. E theksoj edhe një herë se është një risi në basketboll dhe të shpresojmë se do të ngritet cilësia dhe interesimi në të dyja vendet”, u shpreh ndër të tjera Belegu, i cili ishte basketbollisti më i mirë i Kosovës në vitet 60’.

Ishte tri herë shënuesi më i mirë në Ligën e Dytë të Ish-Jugosllavisë dhe më pas u bë gjyqtar, derisa në vitin 1978 u bë gjyqtar ndërkombëtar i FIBA-s.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori