LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Demokratike: Pensioni minimal në Maqedoni të jetë 300 euro

Lidhja Demokratike: Pensioni minimal në Maqedoni të jetë 300 euro

Lidhja Demokratike njofton se është partia e parë e cila para ka propozuar që paga minimale të jetë 300 euro dhe pensioni minimal 200 euro.

Ata theksojnë se në Kuvend ka pasur një diskutim, por jo marrëveshje për përcaktimin e pagës minimale, pavarësisht se kjo është praktikë në BE.


“Lidhja Demokratike propozon përcaktimin e një pensioni minimal prej 300 euro dhe përcaktimin e një metodologjie për rritjen dhe rregullimin e pensioneve.

Sugjerojmë që Qeveria t’i shqyrtojë të gjitha aspektet e reagimeve dhe protestave të arsyeshme të pensionistëve, ta përcaktojë urgjentisht pensionin minimal dhe të pajtojë pensionet me rritjen reale të çmimeve, rritjen e pagave dhe inflacionin”, thonë nga LD./Telegrafi/