Si vendasit ashtu edhe mysafirët vinin në këtë takim pas një ecurie pozitive të rezultateve dhe nuk favorit nuk kishte.

Ndeshja fuilloi me raste nga të dyja anët por që mbetën të pashfrytëzuara deri në fund të ndeshjes.


10 minuta para fundit u krijua një tollovi e madhe ku me të kuq u përjashtuan dyshja e Ferronikelit Behar Maliqi dhe Isa Eminhaziri, pas protestave ndaj gjyqtarit.

Ndërkohë ndeshja tjetër në Istog, i ka takuar mysafirëve të Prishtinës të cilët shënuan fitore 1-0.

Pas disa rasteve të mira si nga vendasit ashtu edhe nga mysafirët, goli erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Mentor Zhdrella shërbeu mirë kapitenin Driton Krasniqi i cili shënoi për 1-0.

Pas kësaj fitore të arritur, Prishtina afrohet në pikë me liderin Ferronikelin dhe tani diferenca është në gjashtë pikë. /Telegrafi/


Ferizaj – Hajvalia 0-0
Istogu – Prishtina 0-1
Vëllaznimi – Ferronikeli 0-0

Nesërm takohen:

Drita – Besa
Trepça – Trepça `89
Kosova (V) – Drenica

telegrafi sport app