LAJMI I FUNDIT:

Lideri lokal serb thotë se u kërcënua nga inspektori komunal në veri të Mitrovicës

Lideri lokal serb thotë se u kërcënua nga inspektori komunal në veri të Mitrovicës

Lideri i iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, ka thënë për KoSSev se ka raportuar në Policinë e Kosovës kërcënimin e marrë nga inspektori komunal N.R. pasi që e kishte telefonuar dhe raportuar për “gërmime në shëtitore” në veri të Mitrovicës.

Pretendimet e Arsenijeviq akoma nuk janë konfirmuar, për faktin se inspektori komunal në një bisedë të shkurtër telefonike para se t’i parashtrohej pyetja, ka thënë: “mirupafshim, çdo të mirë”, transmeton Telegrafi.


Aleksandfar Arsenijeviq mbrëmë ka thënë për KoSSev se rreth orës 11:00, në shëtitoren e qytetit kishte vërejtur “gërmime” dhe një konstruksion të metaltë pranë ndërtesës ku gjendet selia e partisë Lista Serbe.

Ai pretendon se pas kësaj i është drejtuar menjëherë inspektorit komunal N.R, i cili nga vetura e tij zyrtare i ka bërë me dorë nga ndërtesa e re.

“Ai më injoroi, e më pas kur i telefonova dhe i thash se si qytetar dua të raportoj gërmime në shëtitore, ai më është përgjigjur duke thënë se kanë leje për këtë”, shtoi Arsenijeviq – duke shtuar se inspektorit ia ka bërë me dije se edhe këtë informacion do ta kontrolloj nëse është i saktë.

Arsenijeviq thotë se nuk ka informacione për atë se për çfarë punime bëhet fjalë, por theksoi se në shëtitore të gjitha kafiterive u është ndaluar të krijojnë kopshte – përkatësisht platformë për kopsht (gjelbërim).

“Tërë vijën ku gjenden kafiteritë në shëtitore inspektorët e vizitojnë çdo ditë për t’u siguruar nëse është vendosur ndonjë gurë pranë pemëve apo diçka e re – e në anën tjetër në atë pjesë lejohet që të gërmohet – madje po vendosen konstruksione të reja nga metali”, shtoi Arsenijeviq.

Ai pranoi se mbrëmë rreth orës 19:00 është telefonuar nga inspektori komunal N.R.

“Më tha – edhe njëherë nëse më thërret sikurse sot – do ta shohësh çfarë do të ndodhë – mos të ndodhë që të thërrasësh sërish”, pretendon Arsenijeviq – duke thënë se kur e ka pyetur nëse ky është një lloj kërcënimi – inspektori i është përgjigjur “jo që është kërcënim por do ta shohësh se çfarë do të ndodhë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori