LAJMI I FUNDIT:

Liderët botëror reagojnë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Liderët botëror reagojnë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Liderë nga e gjithë bota kanë reaguar pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkia më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.


Presidenti i SHBA-së, Joe Biden foli me dashuri për takimin e tyre të parë në vitin 1982 dhe së fundmi kur u takuan në vitin 2021.

“Ajo na magjepsi me zgjuarsinë e saj, na emocionoi me mirësinë e saj dhe ndau bujarisht me ne mençurinë e saj. Ajo ishte solidare me Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve tona më të errëta pas 11 shtatorit, kur ajo na kujtoi në mënyrë prekës se, “Pikëllimi është çmimi që paguajmë për dashurinë”, tha Biden.

Pas vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, Mbreti Charles III lëshon deklaratën e parë
Lexo po ashtu Pas vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, Mbreti Charles III lëshon deklaratën e parë

Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri homazhe, duke thënë se Mbretëresha ishte një monarke “zemërdashëse” dhe një “mikeshë e Francës”, raporton bbc.

“Madhështia e saj, Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet. E mbaj mend si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë një përshtypje të qëndrueshme në vendin e saj dhe në shekullin e saj”, deklaroi Macron.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkroi Mbretëreshën si një “model dhe frymëzim për miliona”.

Ai vlerësoi rolin e saj në riparimin e marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë pas “tmerrit të Luftës së Dytë Botërore”.

“Ajo do të na mungojë, aq më shumë humori i saj i mrekullueshëm”, deklaroi i pari i qeverisë gjermane.

William dhe Kate marrin tituj të rinj mbretërorë
Lexo po ashtu William dhe Kate marrin tituj të rinj mbretërorë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se Mbretëresha Elizabeth II ishte “një nga njerëzit e tij të preferuar në botë”.

“Ajo ishte një prani e vazhdueshme në jetën tonë – dhe shërbimi i saj për kanadezët do të mbetet përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit tonë. Do më mungojë kaq shumë”, deklaroi ai.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri, Albin Kurti kanë reaguar pas vdekjes së Mbretëreshës dhe kanë shprehur solidarizimin me popullin britanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori