LAJMI I FUNDIT:

Lichtsteiner është pensionuar nga futbolli, Petkovic zbulon yllin shqiptar që do të jetë kapiten i Zvicrës

Lichtsteiner është pensionuar nga futbolli, Petkovic zbulon yllin shqiptar që do të jetë kapiten i Zvicrës
Switzerland. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Stephan Lichtsteiner është pensionuar nga futbolli pas një karriere 19 vjeçare me klube fantastike.

Mbrojtësi i djathtë zviceran ka nisur karrierën në futbollin profesionist te Grasshopper, për të luajtur pastaj edhe për Lille, Lazio, Juventus, Arsenal dhe së fundmi Augsburg.


Zvicerani që ishte kapiten në Kombëtaren e Helvetikëve i dha fund karrierës së tij pas 19 viteve.

E tani pas largimit të tij nga futbolli, kapiten te Zvicra do të mbetet zëvendësi i tij, Granit Xhaka.

Vladimir Petkovic (Foto: Getty Images)

Ka qenë trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Zvicra me 3 shtator do të luaj ndaj Ukrainës, ndërsa tri ditë më vonë përballet me Gjermaninë, ndeshje ku Xhaka do ta bart shiritin e kapitenit.

Granit Xhaka . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

A do të jetë Granit Xhaka kapiten pas pensionimit të Stephan Lichtsteiner? Ne jemi përgatitur për këtë natyrisht. Hierarkia në Kombëtare është zhvilluar mire dhe natyrisht që ai Xhaka do të jetë kapiten”, ka deklaruar Petkovic.

Krejt në fund tekniku zviceran tha se është i shqetësuar pasi disa nga lojtarët e ekipit të parë nuk kanë luajtur shumë kohëve të fundit ose kanë probleme me lëndime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori