LAJMI I FUNDIT:

Licencohen Federata e Motoçiklizmit dhe ajo e Triathlonit

Licencohen Federata e Motoçiklizmit dhe ajo e Triathlonit

Në një takim të organizuar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot u licencuan Federata e Motoçiklizmit të Kosovës dhe Federata e Triathlonit të Kosovës.

Ministri Gashi priti në këtë takim kryetarët e këtyre federatave Nuhi Llugaxhiu dhe Vedat Tërmkolli me të cilët nënshkroi edhe dy memorandume bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të tyre nga ana e MKRS-së me nga 20 mijë euro.


Ai tha se ndihet i kënaqur me dhënien e licencave për këto dy federata.

“Ne jemi të përkushtuar që të plotësojmë kushtet e nevojshme për çdo sport që zhvillohet në Kosovë dhe jo vetëm përmes dhënies së licencave për federatat e reja por edhe përmes mbështetjes financiare për këto federata. Kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të punës dhe po ashtu edhe motivimit federatave dhe të rinjve për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive”, u shpreh kreu i MKRS-së.

Kryetari i Federatës së Motoçiklizmit, Llugaxhiu dhe ai i Triathlonit, Tërmkolli, u shprehën të lumtur me dhënien e licencave dhe premtuan se do të angazhohen maksimalisht në zhvillimin e këtyre sporteve në vend dhe të talenteve të reja.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori