LAJMI I FUNDIT:

Libri “Becoming”, më i shituri i vitit 2018

Libri “Becoming”, më i shituri i vitit 2018

Libri “Becoming” i Michelle Obamas, në muajin e parë të publikimit është bërë libri më i shitur i vitit 2018.

Në këtë libër ajo trajton gjithçka, duke filluar nga presidenti Donald Trump e deri te abortet e saj, si dhe dashuria për burrin, ish-presidentin Barack Obama.


Libri “Becoming” do të përkthehet në 24 gjuhë.

Me një tirazh prej 1.8 milionë kopjesh të shpërndara në SHBA dhe në Kanada, botuesi Penguin Random House ka urdhëruar që të shtypen edhe 800 mijë kopje të tjera. Kompania përgjegjëse për librin deklaroi se kishte shitur 725.000 kopje në 24 orët e para dhe se me këtë rekord ky ishte bërë libri me shitjen më të madhe brenda ditës për vitin 2018.

“Becoming” po kalon ritmin e biografive të mëhershme nga zonjat e para. Në vitin 2003, “Living History” e Hillary Clintonit shiti rreth 600 mijë kopje gjatë javës së parë. /KP/