Liberalizimi i vizave për Kosovën, përveç realizimit të mundësisë për lëvizje të lirë të qytetarëve, do të ketë rëndësi të madhe edhe për komunitetin e biznesit, thonë përfaqësues të këtij komuniteti.
Ata theksojnë se procesi i liberalizmit të vizave do të rrisë më tepër edhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (MSA) me Bashkimin Evropian, marrëveshje kjo që ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti.
Komisioni Evropian, pritet që të mërkurën të jap rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se ky proces do të ndikojë që prodhuesit nga Kosova të zgjerojnë veprimtarinë e tyre afariste në tregun evropian dhe njëherësh mundësia është më e madhe për promovimin e produkteve “Made in Kosova“ në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Pas vendimit përfundimtar për liberalizim, bizneseve do t’u mundësohet të lëvizin lirshëm, të takohen me kompani jashtë Kosovës, të takohen me kompani tregtare të Bashkimit Evropian. Nëse flasim për një prodhues vendor një lëvizje e tillë, do t’i mundësonte atij që lehtë të zgjeronte rrjetin e bashkëpunimit të tij afarist dhe të plasonte më lehtë produktet e tij në vendet e BE-së”.
“Pjesëmarrja në simpoziume dhe panaire të tjera brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do t’i mundësonte bizneseve kosovare që të zgjerojnë veprimtarinë edhe në aspektin e inovacionit dhe zhvillimeve teknologjike në mënyrë që të reflektonte në punën e bizneseve tona”, ka thënë Zeka.
Ndikimi i liberalizimit të vizave do të lehtësonte qarkullimin njëherësh edhe rritjen e tregut evropian, thonë edhe përfaqësues të kompanive private.
Fabrika për Prodhimin e Këpucëve, “Solid” nga Suhareka, me gjithë barrierat, produktet e saj i eksporton në disa vende të Bashkimit Evropian.
Shpëtim Kuqi, administrator në këtë kompani, tregon për Radion Evropa e Lirë se ka pasur raste kur i është refuzuar viza, pavarësisht faktit se arsyeja e udhëtimit ka qenë për punë biznesi.
Ndërkaq, në rastet kur është pajisur me vizë, pritja ka qenë deri në 60 ditë. Me viza thotë ai, janë pajisur vetëm udhëheqësit e kompanisë, por jo edhe punëtorët tjerë, për të cilët shkuarja për trajnime në vendet e BE-së, në raste ka qenë e nevojshme.
“Përveç procedurave të gjata kohore për aplikacionet për viza, ka pasur edhe kosto financiare. Kurse zakonisht për punëtorë kemi pasur probleme për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian. Kurse kjo është lehtësi, sepse ne mund t’i dërgojmë lirshëm në trajnime edhe punëtorët”, thekson Kuqi për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se produktet e prodhuara në Kosovë janë cilësore për eksport, por që u mbetet autoriteteve kompetente që të përkrahin më tepër sektorin privat në mënyrë që të rrisin kapacitet e tyre prodhuese.
“Kapaciteti është çështje problematike që duhet të punohet më tepër. Institucionet e vendit duhet të vazhdojnë të mbështesin prodhuesit në Kosovë, në mënyrë që ata të mund të zgjerojnë kapacitetet e tyre, meqenëse kjo është një çështje tjetër që unë do të ndaja nga çështja e cilësisë”, ka thënë Zeka.
Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, bizneseve të vendit i hap dyer për pjesëmarrje në tregun prej 500 milionë banorësh, njëherësh do t’i rrisë marrëdhëniet tregtare në mes të Kosovës dhe vendeve të BE-së. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Bëhu me pronë në bregdet

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Drejtori i Doganës tregon se cila është zona më e nxehtë e kontrabandës në Kosovë

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar