LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave afër? – Pritet të diskutohet në Samitin e Bashkimit Evropian më 23 qershor

Liberalizimi i vizave afër? – Pritet të diskutohet në Samitin e Bashkimit Evropian më 23 qershor

Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, ndërsa në këtë samit do të diskutohet edhe për perspektivën evropiane të këtyre vendeve.

Kosova është i shteti i vetëm në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Evropian se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Ditëve të fundit është raportuar se në këtë samit do të diskutohet edhe çështja e liberalizmit të vizave.

Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media në Prishtinë pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me vendet anëtare të Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave.

E pyetur rreth deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodh më 23 qershor, Osmani theksoi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret tash e disa vjet dhe se nuk ka asnjë arsye që ky proces të bllokohet.

Presidenti slloven i shkruan presidentit të Këshillit Evropian, kërkon heqjen e vizave për Kosovën më 23 qershor
Lexo po ashtu Presidenti slloven i shkruan presidentit të Këshillit Evropian, kërkon heqjen e vizave për Kosovën më 23 qershor

“Jemi në kontakt me vendet anëtare të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret tash e disa vite. Nuk ka asnjë arsye që ky proces të bllokohet. Do të vazhdojmë të punojmë me vendet anëtare derisa të merret një vendim që i jep fund kësaj padrejtësie të madhe ndaj popullit të Kosovës, Nëse kjo do të ndodh me 23 qershor apo një datë tjetër, është vullnet i vendeve anëtare të BE-së”, kishte deklaruar Osmani në konferencë për media.

E pyetur nëse do të ishte e gatshme që të ulej përball presidentit Vuçiq për të dialoguar, ajo tha se “Kosova vazhdimisht është ulur përball Serbisë për të gjetur një zgjidhje e cila vulos paqen afatgjatë”.

“Pavarësisht kush është caktuar si përfaqësues, Kosova ka marrë pjesë në të gjitha takimet me Serbinë, duke dëshmuar se synojmë raporte të mira fqinjësore bazuar në parimet e BE-së. Siç e dini kanë ndodhur disa takime në Bruksel, ku Kosova jo vetëm që ka marrë pjesë por edhe ka dhënë propozime konkrete se si të gjendet një zgjidhje që e vulos paqen afatgjatë e ajo është njohja reciproke. Kosova asnjëherë s’ka qenë bllokuese e dialogut, por gjithnjë palë konstruktive dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen”, ishte shprehur ajo.

Liberalizimi i vizave - rriten gjasat, por s’ka garanci
Lexo po ashtu Liberalizimi i vizave - rriten gjasat, por s’ka garanci

E lidhur me çështjen e liberalizmit të vizave dhe Samitin që pritet të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës në faqen zyrtare është përgjigjur rreth çështjes se Franca po e ngadalëson këtë proces.

Pyetja: Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Evropian, kosovarët nuk kanë qasje në vizën Shengen. Sipas Prishtinës, Franca është një nga vendet që po e ngadalëson këtë proces. Pse? A do të trajtohet kjo temë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?

Përgjigjja: Takimi i 23 qershorit i liderëve Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor do të jetë një mundësi për të diskutuar mundësinë që vendet në rajon të përmbushin perspektivën e tyre evropiane, ndër temat e tjera.

Për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, kjo çështje është pjesë e udhërrëfyesit që është miratuar nga Bashkimi Evropian, i cili përfshin një sërë kushtesh që duhet të përmbushen efektivisht në afat të gjatë.

E lidhur me këtë çështje është deklaruar sot edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai në një intervistë për EuroNews Albania thekson se Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë.

“Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme evropiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, citohet të ketë thënë Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori