Pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që pasaportat e këtij vendi të futen në të ashtuquajturën “Lista e bardhë të Shchengenit” dhe kur ky rekomandim të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në vendet e zonës Schengen.
Në anën tjetër, qytetarët e Serbisë e gëzojnë këtë të drejtë që nga viti 2009. Por, liberalizimi i vizave për këtë vend, nuk i ka përfshirë edhe pasaportat e lëshuara nga Drejtoria koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila sipas një rregulloreje të miratuar, ua lëshon qytetarëve që kanë vendbanimet në Kosovë. Këto pasaporta, kryesisht i posedojnë serbët që kanë adresat në Kosovë.
Praktikisht, kjo do të thotë që në rast se Kosova merr liberalizimin e vizave, personat që posedojnë pasaportë të lëshuar nga Drejtoria koordinuese do t’iu nevojiten vizat për udhëtime.
Një pasaportë të tillë posedon edhe Ilinka Mladenoviq nga Mitrovica e Veriut dhe ajo tashmë është në proces të sigurimit të dokumentacionit për vizë, për një udhëtim në Greqi. Sigurimi i këtij dokumentacioni, sipas saj është mjaft i mundimshëm. Siç thotë ajo, në qoftë se Kosova e merr liberalizimin e vizave dhe në rast se shumica e serbëve do t’i marrin pasaportat e Kosovës, këtë do ta bëjë edhe ajo.
“Në qoftë se shumica i nxjerrin këto pasaporta, unë do të shkoj aty ku është shumica. Sinqerisht, sepse unë pata thënë që nuk e dua as letërnjoftimin, por e kam nxjerrë edhe atë. Siç bëjnë shumica, do të bëj edhe unë”, tha Mladenoviq.
Milica Andriq, hulumtuese në organizatën joqeveritare “Link”, thotë se është krejtësisht e sigurt se nuk është e mundur që bashkë me pasaportat e Kosovës edhe pasaportat e Drejtorisë koordinuese të marrin liberalizimin e vizave. Kjo për shkakun që, sipas saj, Drejtoria koordinuese ka qenë e përjashtuar nga liberalizimi i vizave për Serbinë dhe se klauzola për përjashtimin e këtyre pasaportave është pjesë e ligjit për zonën e Schengenit e që ka të bëjë me Serbinë.
“Kështu që, Komisioni Evropian do të duhej që të dorëzojë një propozim të veçantë për ndryshimin e atij ligji që ka të bëjë me Serbinë, në mënyrë që pasaportat e Drejtorisë koordinuese të futen në sistemin e liberalizimit të vizave. Për një propozim të tillë as që po flitet dhe nuk ka shenja që Komisioni Evropian do të dërgojë një propozim të tillë në Këshillin e Ministrave e as në Parlamentin Evropian”, tha Andriq.
Megjithatë, ajo konsideron që, në rast se Kosova merr liberalizimin e vizave, serbët e Kosovës në mënyrë masive do të marrin pasaportat e Kosovës.
“Kjo për shkak se është një përfitim serioz për të udhëtuar në vendet e Schengenit pa viza për afat të shkurtë. Kështu që jam krejtësisht e sigurt që numri i njerëzve që do të aplikojnë për pasaporta të Kosovës, do të rritet në masë të madhe”, u shpreh Andriq.
Edhe Sonja Sovrliq nga organizata joqeveritare “Bota bardh e zi”, konsideron që në rast se Kosova merr liberalizimin vizave, numri i qytetarëve që do të kërkojnë pasaportat e Kosovës, do të rritet.
“Gjithsesi që kjo do të pasojë, sepse gjithmonë ekzistojnë arsyet praktike para disa të tjerave. Mendoj që Serbia dhe Bashkimi Evropian do të duhej të merreshin me këtë çështje, në kuptimin që liberalizimi i vizave të përfshijë edhe ato pasaporta që i lëshon Drejtoria koordinuese. Është shumë me rëndësi që të thuhet se serbët e Kosovës kanë të drejtë për dyshtetësi dhe në këtë kuptim mendoj që ata nuk duhet të kushtëzohen. Ata kanë të drejtë që të zgjedhin dhe të shfrytëzojnë ato dokumente për udhëtim pa viza”, tha Sovrliq.
Branko Miliq nga Mitrovica e Veriut konsideron që problemi me pasaportat serbe të Drejtorisë koordinuese, do të zgjidhet dhe pret që Qeveria e Serbisë të gjejë një zgjidhje adekuate.
“Nuk do të dëshiroja që ta ndërroj pasaportën. Do ta mbaja këtë që kam, por të mos jetë i Drejtorisë koordinuese dhe të barazohet me pasaportat e Serbisë. Pres që të ketë ndonjë zgjidhje , sepse kështu nuk mundet”, tha Miliq.
Marko Miçaloviq nga Babimoci, posedon pasaportë të Drejtorisë koordinuese dhe thotë që në rast të liberalizimit të vizave për Kosovën, do të bëjë ashtu sikurse shumica e serbëve.
“Sinqerisht, këtë pasaportë që kam, sikurse të mos e kam fare. Nuk është funksionale, kështu që nuk di se çfarë të them. Nuk jam i sigurt, por pasi që e kam letërnjoftimin e Kosovës, do të më duhet që ta marrë edhe pasaportën në rast se dëshiroj të udhëtoj. Do të më duhet ta zgjidh disi këtë problem. Në qoftë se më është dashur që automjetin ta regjistroj me targa KS (të Kosovës), gjegjësisht RKS (Republika e Kosovës), në qoftë se më është dashur ta marrë patentën për vozitje, në të cilën shkruan Republika e Kosovës dhe në qoftë se të gjitha këto më është dashur t’i bëj, nuk besoj që të gjitha këto janë më pak të rëndësishme se sa dokumenti i letërnjoftimit ose të ngjashme”, theksoi Miçaloviq.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, deri në gusht të vitit 2017, janë lëshuar 2 mijë e 586 pasaporta të Kosovës për qytetarët e të katër komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke përfshirë këtu të gjitha bashkësitë. Ndërkaq, gjatë periudhës janar – maj të vitit 2018, në këto komuna janë dorëzuar 110 kërkesa për pasaporta të Kosovës. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Malet shqiptare tërheqin dhe gjermanët, veç natyrës vlerësojnë njerëzit, mikpritjen dhe ushqimin
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre