LAJMI I FUNDIT:

Liam Hemsworth konfirmon romancën e re me modelen Gabriella Brooks

Liam Hemsworth konfirmon romancën e re me modelen Gabriella Brooks
Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks (Foto: Metro.co.uk)

Liam Hemsworth e ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë me modelen Gabriella Brooks.

Aktori 30-vjeçar ishte parë duke shkëmbyer puthje me modelen australiane, 23-vjeçe, në Byron Bay këtë muaj, në bazë të fotografive që ka publikuar New Idea.


Pasi kaluan Vitin e Ri së bashku, Liam dhe Gabriella nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri, të cilët u panë në momente shumë të lumtura së bashku.

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks (Foto: New Idea)

Liam e kishte prezantuar më parë Gabrielën me prindërit e tij, Craig dhe Leonie, në Bayon Bay për një drekë familjare, më saktësisht në muajin dhjetor.

Të gjitha lajmet nga Liam Hemsworth
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liam Hemsworth

Një burim i tha së fundmi US Weekly se Gabriella është e njohur me gjithë familjen Hemsworth.

“Liam ndjehet rehat me Gabriellan. Familja e tij e aprovon atë dhe e pëlqen vërtet, gjë që është shumë e rëndësishme për të”, pohoi një i brendshëm.

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks (Foto: New Idea)

Por, është akoma e paqartë se si u takuan Liam dhe Gabriella ose kur filluan lidhjen.

Në tetor, Liam ishte fotografuar duke u puthur me Maddison Brown në një takim të tyre në New York – por duket se romanca e dyshes ishte jetëshkurtër.

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks (Foto: New Idea)

Ylli i “Hunger Games” njoftoi ndarjen e tij nga gruaja Miley Cyrus në gusht 2019, vetëm tetë muaj pas dasmës së tyre të fshehtë në rezidencën e saj prej 8.2 milionë milionë dollarësh.

Në anën tjetër, në prill, Gabriella i dha fund lidhjes së saj katër vjeçare me këngëtarin e “The 1975”, Matt Healy. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori