Robert Lewandowski u gëzua shumë pas performancës së tij historike në Bundesligës, ku Bayern Munichu mposhti Union Berlinin.

Lewandowski u bë lojtari i parë në histori të Bundesliga që shënoi në nëntë ndeshjet hapëse të një sezoni, pasi tundi rrjetën në fitoren 2-1 të së shtunës ndaj Unionit.


Ylli polak në formë u fut në librat e historisë kur shënoi në minutën e 53-të, duke quar në 13 numrin e golave këtë sezon në kampionatin gjerman.

Ky rekord i ri i vendosur në Bundesliga e ka bërë tej mase të lumtur sulmuesin e Bavarezëve.

"Unë gjithmonë përpiqem të bëj çmos, të performoj sa më mirë me aftësitë e mia", ka thënë fillimisht Lewandowski.

"Jam i kënaqur që fituam. Dua të ndihmoj ekipin me golat e mi, me lojën time, me lëvizjet e mia".

"Jam i kënaqur për rekordin, natyrisht, por përqendrohem në futboll dhe stërvitje. Ndoshta do të mendoj më shumë në fund të sezonit", përfundoi polaku. /Telegrafi/

telegrafi sport app