LAJMI I FUNDIT:

Lewandowksi mes përshëndetjeve dhe dhuratave, largohet nga Bayern Munich në paqe me drejtuesit e klubit

Lewandowksi mes përshëndetjeve dhe dhuratave, largohet nga Bayern Munich në paqe me drejtuesit e klubit

Robert Lewandowski ka përfituar nga ditët e pushimit pas turneut në Shtetet e Bashkuara për të udhëtuar drejt Mynihut dhe për të bërë marrëveshje të ndryshme, personale dhe profesionale.

Sulmuesi polak kishte dëshirë t’u thoshte lamtumirë punonjësve dhe drejtuesve të Bayern Munich, klub ku ka luajtur gjatë tetë viteve të fundit dhe ku ka ngritur 23 trofe.


Sulmuesi polak, i cili do të prezantohet zyrtarisht të premten si lojtar i ri i Barcelonës, bëri presion për të shkuar te ky klub, edhe pse kishte kontratë edhe një vite me bavarezët.

“Ishte e trishtueshme. Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që kam fituar dhe përjetuar këtu. I kam falënderuar të gjithë për atë që kanë bërë për mua dhe u kam dhënë dhurata”.

“Ishte një moment emocional dhe i vështirë për mua. Tani mund të shkoj me një ndërgjegje të pastër”, ka thënë Lewandowski për “Sky Sports”.

Kur u pyet për takimin me Hasan Salihamidzic, Lewandowski dha përgjigje diplomatike.

“I kam takuar të gjithë dhe i kam falënderuar për gjithçka. Këto të fundit kanë qenë javë të vështira për të gjithë, por nuk do ta harroj kurrë atë që kam pasur këtu dhe falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre”, deklaroi ai.

Kur po largohej nga ambientet e klubit, sulmuesi polak u ngacmua nga disa tifozë të pranishëm me thirrjet: “Hala Madrid” dhe “Benzema”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori