LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja më e rrezikshme që bëni çdo ditë: Njerëzit mbi 50 vjeç rrezikojnë lëndime, ja si mund të mbroheni

Lëvizja më e rrezikshme që bëni çdo ditë: Njerëzit mbi 50 vjeç rrezikojnë lëndime, ja si mund të mbroheni

Shikoni mënyrën se si lëvizni, një lëvizje e thjeshtë mund të jetë shumë e rrezikshme

Besojeni ose jo, çdo ditë bëjmë një lëvizje që duket krejtësisht e padëmshme, por statistikat kanë treguar se është më e rrezikshme për shëndetin, veçanërisht për njerëzit mbi 50 vjeç.


Bëhet fjalë për zbritjen nga një sipërfaqe më e lartë në një më të ulët – qoftë zbritja nga trotuari, zbritja nga autobusi apo zbritja nga shkallët.

Ndonëse të moshuarit zakonisht ankohen se e kanë të vështirë të ngjitin shkallët, në fakt zbritja është shumë më e rrezikshme, thonë fizioterapistët. Kur zgjasim këmbën për të zbritur një shkallë, ndodh një tkurrje specifike e muskujve, transmeton Telegrafi.

Një lëvizje e tillë, për të cilën muskuli i kofshës zgjatet dhe tkurret njëkohësisht, quhet tkurrje ekscentrike. Kërkon më shumë forcë dhe, kur ajo mungon, mund të rrëzoheni lehtësisht.

Sa më i vjetër të jetë një person, aq më i madh është ndryshimi midis forcës së vlerësuar që kërkohet për të zbritur në një sipërfaqe më të ulët dhe aftësisë së tyre fizike për ta bërë këtë në mënyrë të sigurt.

Këto lloj rëniesh janë shkaku më i zakonshëm i lëndimeve, frakturave dhe traumave, madje edhe me pasoja fatale.

Për të parandaluar një përfundim të vështirë, fiziatrit këshillojnë një ushtrim shumë të thjeshtë për të forcuar muskujt e kofshëve. Mund ta bëni çdo ditë, kur ngriheni nga karrigia.

Është e nevojshme ta bëni këtë lëvizje ngadalë, të ngriheni në këmbë pa i mbështetur duart në pjesën e pasme ose ndenjësen e karriges. Përsëriteni të njëjtën procedurë kur uleni në karrige.

Bëjeni ngadalë dhe, nëse është e mundur, përsëriteni disa herë – ngrihuni, pastaj uluni përsëri. Ju e aplikoni këtë ushtrim pesë deri në gjashtë herë në ditë dhe në dy javë do të ndjeni një përmirësim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori