LAJMI I FUNDIT:

Levante e Bardhit ia shkakton humbjen e parë sezonale Barçës në La Liga

Levante e Bardhit ia shkakton humbjen e parë sezonale Barçës në La Liga
Enis Bardhi në momentin e golit të parë (Foto: Getty Images)

Levante ia ka shkaktuar humbjen e parë Barcelonë këtë sezon në La Liga duke e mundur kështu me rezultat 5-4 në Estadi Ciutat de Valencia.

Vendasit befasuan me lojën e mirë dhe ishte një rezultat i merituar në fund.

Goli i parë në takim erdhi nga Emmanuel Boateng në minutën e nëntë, pastaj Enis Bardhi kishte një rast në minutën e 12-të.

Emmanuel Boateng së bashku me Bardhin ishin më të mirët në fushë (Foto: Getty Images)

Boateng shënoi edhe një herë në minutën e 30-të, ndërsa Coutinho (38′) shënoi golin e vetëm për katalunasit në pjesën e parë.

Bardhi shënoi në minutën e 46-të një gol të bukur, ndërsa Boateng kompletoi het-trikun pas tre minutash.

Bardhi në momentin e golit të parë (Foto: Getty Images)

Shqiptari Enis Bardhi shënoi edhe një herë në minutën e 56-të pas një kundërsulmi, ndërsa Coutinho me një dy golësh (59′, 64′) ngjalli shpresat e mysafirëve për së paku një barazim.

Luis Suarez shënoi në minutën e 71-të nga pika e bardhë për të bërë këtë ndeshje më dramatike.

Philippe Coutinho bëri gjithçka që Barcelona mos të humbas, por duket se mungesa e Messit e bëri të vetën (Foto: Getty Images)

Ndeshja e bukur vazhdoi deri në fund, me shumë raste, por pa gola.

Barcelona që tashmë ka siguruar titullin dhee vazhdon në vendin e parë me 90 pikë, kurse Levante në pozitën e 15-të me 46 pikë.

Në xhiron e fundit Barça luan ndaj Real Sociedadit, kurse Levante udhëton te Celta Vigo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori