Muhamet Hajrullahu dhe Jehona Hulaj
Katër muaj kanë mbetur deri në fund të vitit. Këta muaj do të jenë të rëndësishëm edhe në aspektit e lëvizjes para të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë tashmë e kanë kërkuar BE-ja, ShBA-ja, Britania e Madhe e së fundi edhe dy udhëheqësit kryesor të Evropës, kancelari gjerman Olaf Scholz e presidenti francez Emmanuel Macron, raporton Telegrafi.
Dy liderët e dy shteteve më të fuqishme evropiane kanë kërkuar lëvizje para dhe përgjegjësi të liderëve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa ajo që kemi parë është se Kosova, Serbia por edhe në përgjithësi Ballkani Perëndimor do të ketë një vëmendje më të madhe gjatë muajve e viteve te ardhshme.
Kjo edhe për një arsye shtesë, lufta në Ukrainë dhe ndërhyrja brutale nga Rusia në krye me Putinin, siguria në Evropë dhe ndërhyrjet për të destabilizuar rajonin që do ti shkonte për shtati vetëm Putinit.
Çfarë kërkuan Scholz dhe Macron nga Kurti dhe Vuçiqi?
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz thanë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.
Ata thanë se kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
E gjithë kjo u bë e ditur përmes letrave që Macron dhe Scholz i dërguan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Macron dhe Scholz i kanë bërë thirrje Kurtit dhe Vuçiqit që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet mes dy vendeve.
“Për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale. Po u adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’u bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpijnë drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën drejtuar Kurtit.
Të njëjtën gjë ia kanë thënë edhe presidentit serb, Vuçiq.
Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik, është shtuar në letër.
“Prandaj, ne caktuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plötner dhe Emmanuel Beaune, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij. Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të shqyrtojnë mundësitë për ta çuar procesin përpara shpejt”, është thënë ndër tjerash në letrën drejtuar Vuçiqit.
Vëmendje ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor
Ajo që dihet në relacionin Kosovë – Serbi do të ketë trysni për të lëvizur para drejt marrëveshjes finale e cila e ka në qendër të saj njohjen reciproke.
Ka një vit që shumë shtete kanë emëruar të dërguar special për Ballkanin Perëndimor shkruan Telegrafi.
Sidomos në vitin 2022 pas invazionit rus në Ukrainë dhe mundësive për të destabilizuar rajonin, ka një vëmendje më të madhe në Ballkan.
Telegrafi më poshtë ua sjellë listën e plotë të të gjithë të emëruarve special për rajonin e Balllkanit:
Më 3 prill 2020 ishte njoftuar se Miroslav Lajçak është edhe zyrtarisht Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Gabriel Escobar është i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Manuel Sarrazin është emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
Stuart Peach është përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe se fundi edhe Sllovenia ka emëruar një të deleguar special për Ballkanin.
Anzhej Frangesh do të jetë përfaqësuesi i saj në Ballkan.
Ndryshe së fundi Kosova ka zbatuar marrëveshjet sa i përket ID-ve dhe targave e cila solli edhe vëmendje më të madhe ndërkombëtare.
Tash e tutje qytetarët e Kosovës do të kalojnë nëpër Serbi vetëm me letërnjoftim e pa letër të shkuar ekstra, ndërsa për çështjen e targave do të ketë edhe takime tjera për marrëveshje të përgjithshme.
Dy liderët e Kosovës dhe Serbisë ( Kurti e Vuçiq) janë pajtuar të kenë takime më të shpeshta në kuadër të dialogut./ Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre