LAJMI I FUNDIT:

Letra e Lazim Destanit pas shpalljes së Shkëndijës kampion

Letra e Lazim Destanit pas shpalljes së Shkëndijës kampion
(Foto: Facebook/Lazim Destani)

Shkëndija të dielën pranoi trofeun për titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut në sezonin 2018/2019, ndërsa pas festës, Lazim Destani me një letër të hapur ka uruar gjithë ata që ndjejnë veten të afërt me skuadrën kuqezi.

Më poshtë është letra e plotë e kreut të klubit tetovar:


E nderuara familje e madhe kuqezi, të nderuar lojtarë të KF Shkëndija, trajnerë, staf i administratës, gjithë ju që jeni pjesë e klubit dhe ju të nderuar spektatorë të skuadrës sonë të përbashkët.

Jam i gëzuar që ne të gjithë së bashku vazhdojmë të shënojmë momente të reja suksesi me skuadrën tonë të dashur, me Shkëndijën. Në mënyrë të veçantë më gëzon titulli i ri i kuqezinjve tanë, kampion shtetëror, duke manifestuar edhe në këtë stinor dominim në elitën e futbollit në vendin tonë.

Jemi krenarë që hap pas hapi po arrijmë që premtimet t’i kthejmë në vepra dhe uroj e besoj që të gjithë së bashku do të vazhdojmë të ecim përpara me këtë rritëm zhvillimi.

Të gjitha lajmet nga KF Shkëndija
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Shkëndija

Çdo titull i fituar e ka shijen e vet, ndërsa e veçanta e sivjetme është se Shkëndija po e prek një tjetër moment historik, pra për herë të parë sivjet Shkëndija e mbrojti titullin e kampionit.

Katër trofe brenda tre viteve është arritje historike për Shkëndijën dhe duke i ditur ambiciet tona të përbashkëta, këto suksese na inkurajojnë të punojmë me përkushtim akoma më të madh drejt sfidave të reja që i kemi në rrugën e ecjes sonë përpara.

Jam i bindur se Shkëndija do të vazhdojë punën me dedikim për ta dominuar skenën e futbollit në vend. Por, në të njëjtën kohë, ne duam ta bëjmë edhe hapin tjetër të radhës në Kupat e Evropës. Tashmë tre vitet e fundit Shkëndija po arrin ‘play-offin’ në garën e Europa League, ndërsa uroj që sivjet ta kalojmë këtë prag e ta shijojmë bukurinë e hyrjes në grupe. Besoj se tash para vetes kemi një verë tjetër përplot me emocione e kënaqësi që do të na sjellin paraqitjet e Shkëndijës në Evropë. Uroj me kuqezinjtë të shijojmë sa më shumë suksese e gëzime.

Duke ju falënderuar ju mbështetësve të Shkëndijës që gjithmonë i qëndroni pranë skuadrës suaj të zemrës, dhe në veçanti tifogrupin e Ballistëve, – ju ftoj të qëndrojmë të bashkuar në rrugën e Shkëndijës kuqezi drejt sukseseve të reja.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori