LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet për qarkullim tuneli më i gjatë në botë

Lëshohet për qarkullim tuneli më i gjatë në botë

Tuneli më i gjatë në botë që gjendet në Zvicër, e që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit nga veriu në jug të Evropës, u hap sot për trafikun. Kjo vepër u ndërtua për 17 vite dhe kushtoi rreth 11 miliardë euro.

Ky tunel i quajtur GBT (Gotthard Base Tunnel) që lidh Cyrihun dhe Luganon, ka një gjatësi prej 57 kilometrash dhe kalon përmes malit Saint-Gothard në Alpe.


Ky tunel u inaugurua më qershor nga presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Johan Schneider Ammann, në prani të presidentit francez, François Hollande, të kancelares gjermane Angela Merkel, të kryeministrit italian Matteo Renzi dhe të kancelarit austriak Christian Kern, transmeton atsh.

Pas kësaj vepre zvicerane, tunelet e tjerë më të gjatë në botë janë ai i Seikanit në Japoni (53,9 kilometra) dhe Tuneli i La Manshit mes Francës dhe Britanisë së Madhe (50,3 kilometra).