LAJMI I FUNDIT:

Leotrim Kryeziu bën hapin e madh në karrierën, nga Drita te Lugano në Zvicër

Leotrim Kryeziu bën hapin e madh në karrierën, nga Drita te Lugano në Zvicër
19-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Luganon deri në qershor të vitit 2022

Njëri nga sulmuesit më të talentuar në futbollin kosovar, Leotrim Kryeziu edhe zyrtarisht është larguar nga Drita.

Djaloshi nga Kamenica pati paraqitje mjaftë të mira me Dritën ku ndihmoi bardh e kaltërtit të shpallen kampionë të Kosovës për herë të dytë pas luftës.


Por pas paraqitjeve të mira edicionin e kaluar me Dritën dhe me Kosovën U19, Kryeziu ka bërë hapin e madh në karrierë.

19-vjeçari është larguar në drejtim të kampionatit zviceran, ku ka nënshkruar kontratë me klubin e Luganos.

Kryeziu ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën elitare në futbollin e Zvicrës.

Sulmuesi qendror ka qenë nën kontratë me Dritën, por nuk është publike se sa ka fituar klubi gjilanas nga ky transferim.

Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, Kryeziu ka falënderuar klubin e Dritës dhe gjithë ata që i ndihmuan deri më tani në karrierë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori