Shumë emra të njohur janë solidarizuar me tragjedinë e ndodhur në Houston, ku uragani Harvey preku një pjesë të mirë të banorëve.

Shqiptarja Rita Ora është njëra ndër ta, e cila ofroi ndihmë për familjet në nevojë, duke dhuruar shuma parash dhe paketa ushqimore.


Edhe aktori i mirënjohur Leonardo DiCaprio i është bashkuar kësaj iniciative.

Mësohet se ai ka ofruar një milion dollarë për fondin e rimëkëmbjes të Houstonit pas tragjedisë që ndodhi këtë javë.

Madje, ai i ka komunikuar Fondit të Rimëkëmbjes, se edhe në ditët në vazhdim do të ofrojë ndihmë shtesë për të prekurit nga uragani Harvey.

Njëkohësisht, ai u bën thirrje të gjithë artistëve, njëherësh kolegëve të tij që të solidarizohen me këtë rast, duke ofruar ndihmë. /Telegrafi/