LAJMI I FUNDIT:

Leon Dajaku, lojtari më vendimtar në elitën e futbollit kroat për minutat e zhvilluara

Leon Dajaku, lojtari më vendimtar në elitën e futbollit kroat për minutat e zhvilluara

Interesant është rasti i anësorit të Hajduk Split, Leon Dajaku, pasi ish-lojtari i Sunderlandit, i cili u zhvillua në akademinë e gjigantit gjerman Bayern Munich, u soll në fillim të sezonit dhe shumë skepticizëm, ndërsa klubi nënshkroi me të deri në vitin 2027.

Index.hr shkruan se ai askund në karrierën e tij nuk ka arritur të stabilizohet si lojtar i ekipit të parë dhe deri më tani nuk ka mundur ta bëjë as në klubin e Hajduk Split.


Dajaku ka luajtur 17 ndeshje për Hajdukun këtë sezon, prej tyre vetëm pesë herë në formacionin startues.

Por Dajaku i shfrytëzon shumë mirë minutat e tij dhe edhe në ndeshjen e fundit ndaj Rudes arriti të shënojë një gol në fund.

Këtë sezon ai ka shënuar katër gola dhe ka shtuar dy asistime, duke qenë pjesëmarrës në gjashtë gola të ekipit të tij dhe është në vendin e 17-të në mesin e të gjithë lojtarëve më vendimtar ne elitën e futbollit kroat.

Për krahasim, Dajaku ka të njëjtin numër pjesëmarrjesh direkte për gol si Arbër Hoxha, Franjo Ivanovic, Dario Spikic dhe Takuro Kaneko dhe një më shumë se lojtari i kombëtares kroate Marc Pasalic.

Dajakut i duhen mesatarisht 103 minuta në fushë për një gol ose një asistim në kampionat.

Kur krahasohen lojtarët që kanë luajtur më shumë se 600 minuta, nuk ka asnjë lojtar në kampionat që i duhen më pak minuta për gol apo asist dhe më i afërti është Bruno Petkovic që i duhen mesatarisht 107 minuta, shkruan SofaScore.

Përveçse i duhen pak minuta për gol apo asistim, Dajaku nuk i humb lehtë rastet para portës. Në të gjithë sezonin e deritanishëm ai ka dërguar tetë goditje në portë dhe ka shënuar në 50 për qind të rasteve.

Sa i përket Hajdukut, vetëm Marko Livaja (12) dhe Emir Sahiti (9) kanë më shumë gola dhe asistime se Dajaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori