LAJMI I FUNDIT:

Lëngu magjik anti-celulit me vetëm dy përbërës

Lëngu magjik anti-celulit me vetëm dy përbërës

Celuliti është armiku kryesor i njerëzve, sidomos i femrave. Sidoqoftë, sekreti i femrave braziliane që duket se i kanë trupat më të mirë në botë, është kafeina.

Kafeina ndihmon të zvogëloni yndyrat edematike, që femrat të duken më të holla, transmeton Telegrafi.

Disa nga përfitimet shëndetësore që mund t’i sjell kafeina janë:

Antioksidantë

Kafeja, si përbërës kryesor e ka kafeinën, e cila është antioksidant natyral. Kur e lyeni trupin me kafe, lëkura e absorbon këtë antioksidant dhe e parandalon plakjen e parakohshme.

Antioksidantët janë shumë të mirë pasi që kanë veti anti-kanceroze dhe i parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Qarkullimi i gjakut

Kafeina e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e zvogëlon shfaqjen e celulitit. Gjithashtu, në kohëra të ndryshme kafeina është përdorur edhe në rastin e venave të zgjeruara.

Kafeina përmirëson kualitetin e lëkurës pasi që ndihmon në eliminimin e toksinave dhe yndyrave që akumulohen në lëkurë.

Përbërësit e ilaçit magjik anti-celulit

– 1 filxhan kafe

– 1 filxhan sheqer

– 1 filxhan vaj ulliri

Përgatitja

Të gjithë përbërësit përzieni derisa të fitoni një lëng, të cilin pastaj duhet ta futni në një kuti.

Lëngun duhet ta përdorni gjatë kohës kur pastroheni, me të cilin duhet të pastroni trupin tuaj dhe të bëni masazh në zonat e caktuara.

Këtë masazh duhet ta bëni për disa minuta, dy-tri herë në javë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori