Lëndohet Mathieu, mungon tri javë

Ky lëndim do ta mbajë qendërmbrojtësin jashtë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit, si dhe pritet të mungojë në ndeshjet miqësore të Francës, kundër Shqipërisë dhe Suedisë.
“Jeremy Mathieu do të mungojë në disa nga ndeshjet e ardhshme të Barcelonës pasi ka pësuar një lëndim në soleus të pulpës (m. gastrocnemius) së këmbës së djathtë që do ta mbajë jashtë për dy ose tri javë”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga klubi.
Aty bëhet e qartë se Mathieu nuk do të udhëtojë as te Ajaxi e as te Almeria, ndërsa ai pritet të luajë në ndeshjen e 22 nëntorit kundër Sevillas në Camp Nou. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































