Lëndimi i Xhakës, mungon për kohë të pacaktuar

Shqiptari, i cili aktivizohet për përfaqësuesen e Zvicrës, ka pësuar lëndim të ligamentit dhe të kapsulës së gjurit të djathtë, në barazimin e djeshëm në Bundesliga.
Në pamundësi për t’u zëvendësuar, për shkak se trajneri kishte bërë tre zëvendësime në atë kohë, Xhaka vazhdoi minutat e mbetura i lënduar pasi fillimisht morri një trajtim. Por kjo duket se mund t’i dalë atij më keq.
Në një deklaratë të publikuar sot Gladbach bën të ditur se Xhaka do të mungojë në “ndeshjet e ardhshme”, edhe pse ende nuk është e qartë se sa gjatë 22-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushe./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































