LAJMI I FUNDIT:

Lençe Ristoska: PSP do ta kthejë besimin e saj tek qytetarët

Lençe Ristoska: PSP do ta kthejë besimin e saj tek qytetarët

Prokurorja Speciale Lençe Ristoska, në një deklaratë për “Deutsche Welle” ka pranuar se kohëve të fundit Prokuroria Speciale ka pësuar ulje të rejtingut tek qytetarët, ndërsa shtoi se do ta kthejnë besimin tek qytetarët.

“Personalisht mendoj se rënia e besimit tek PSP-së është pasojë e disa rrethanave, prej të cilave disa janë të lidhura me ndodhitë politike në vend. Shpresoj se në periudhën që vjen PSP do të arrijë ta kthejë besimin tek qytetarët, pasi besimi i tyre tek institucionet është i rëndësishëm për përparimin e gjendjes në shoqëri”, tha Ristoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se një nga prioritetet e punës së PSP-së është që të mbajë pavarësinë dhe neutralitetin.

“Sipas mendimit tim, nuk është e rëndësishme nëse vazhdimi i mandatit të PSP-së do të rregullohet me ligj të veçantë ose jo. Ajo që mendoj se është e rëndësishme është që PSP të vazhdojë ta mbajë autonominë dhe pavarësinë financiare, pasi në këtë mënyrë sigurohen kushtet e nevojshme për punë dhe garantohet pavarësia e veprimit. Gjithashtu pajtohem me qëndrimet e Prokurorit Publik, se duhet të gjendet mekanizëm adekuat përmes së cilit do të mundësohet kontrollimi i punës së PSP-së”, tha Ristoska.

Prokurorja speciale është emëruar koordinatore e aktiviteteve në “Eurojust” dhe tha se Maqedonia do të ketë përfitime nga roli i ri i saj në rastet ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori