LEN për rrugën Shkup – Bllacë: I harxhuan 30 milionë euro, rruga nuk është askund
Koalicioni “Lidhja Evropiane për Ndryshim” ka reaguar në lidhje me lëshimin në përdorim të 2 kilometrave të parë për rrugën Shkup – Bllacë, që u bë sot nga Qeveria. Nga LEN thonë se kontrata për këtë rrugë është nënshkruar më 16 janar të vitit 2020.
Nga LEN gjithashtu thonë se në kontratën e projektit afati për përfundimin e punimeve ndërtimore është 18 muaj, ndërsa vlera e të njëjtës është 14.5 milion euro.
“Pas 48 muajve apo 4 vite, vlera e projektit ka arritur shumën marramendëse prej 30 milion eurove dhe nuk dihet deri në përfundim kjo vlerë sa do të shkojë dhe nuk dihet as kur do të përfundojë. Do të thotë, kur për 2 km rrugë harxhohen 30 milion euro dhe kalojnë 4 vite dhe ende rruga nuk është përfunduar.. Tani paramendoni për pjesën tjetër 10 km, pyesim sa vite nevojiten që të ndërtohet apo përfundohet ndonjëherë dhe sa miliona euro do të ishte buxheti i saj, sa miliona euro të tjera do të keqmenaxhohen, do të keqpërdoren dhe do të vidhen nga ju?”
“Duke pasur parasysh këtë dinamikë të kësaj Qeverie të dështuar dhe të korruptuar në ikje, ku 2km punohen 4 vite dhe nuk përfundojnë, pikëpyetje është se edhe fëmijët tanë a do të mbërrinë ta gëzojnë përfundimin e tërësishëm të kësaj rruge”, thonë nga LEN.
Përfaqësuesit e LEN-in i parashtruan edhe disa pyetje për Qeverinë në lidhje me këtë rrugë.
A thua pse u zvarrit qëllimisht kjo rrugë kaq shumë, apo BDI dëshiron që para çdo cikli zgjedhor të njejtën ta promovojë si sukses, e këtu shifet gjendja e tanishme? Pse dhe si u dyfishuan mjetet nja 14.5 milion ne 30 milion euro dhe kush duhet të jep përgjegjësi për këtë? A po zvarritet qëllimisht përfundimi i këtij projekti për ti mbrojtur biznes intereset e kazinove të Klanit: Llotaria, Soravia, Eurovia, BDIja..? Mirëpo të nderuar qytetarë, kësaj keq-qeverisjeje, vjedhjeje, zhvatjeje e krimi po i vjen fundi!”.
“Edhe kjo rrugë dhe shumë projekte tjera, do të bëhen por jo nga ju, ju tashmë jeni në ikje dhe kjo është gjëja më e mirë që do t’ju ndodh shqiptarve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lidhja Europiane për Ndryshim se bashku me qytetarët e vendit, një herë e përgjithmonë do t’i thone BOLL MA këtij klani të korruptuar, zullumqar e të vetpëlqyer! Në zgjedhjet e 8 Majit përfundimisht do të vjen ndryshimi i shumëpritur tek shqiptarët”, thanë përfaqësuesit e LEN-it./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City