Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka treguar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, se partia e tij do të kërkojë në tryezën e demarkacionit me 3 gusht që komisioni aktual i qeverisë për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi të shkarkohet menjëherë dhe të formohet një komision miks, i cili do të bisedonte me malazezët.
“Komisioni aktual e ka për obligim që të marr pjesë në debatin e 3 gushtit, sepse këtë e ka ftuar Kryesia e Kuvendit. Në tryezë duhet të thirren ekspertët më të njohur të vendit dhe ata që kanë argumente të bollshme që ta bindin komisionin se ka gabuar”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se ky debat do ta ketë rolin vendimtar për hapat e mëtutjeshëm të qeverisë, parlamentit dhe në përgjithësi të Kosovës.
“Kërkesa e AAK-së do të jetë se komisioni aktual të shkarkohet, të krijohet një komision miks dhe të rifillohet rinegocimi me Malin e Zi, që ky shtet ta trajtojë me vëmendje këtë çështje dhe ta ndryshojë marrëveshjen e ratifikuar, pastaj të hapet rruga në kuvendin tonë”, ka thënë deputeti i AAK-së.
Komisioni i ri, sipas Lekajt, e ka për obligim që ta bind Malin e Zi se komisioni shtetëror i Kosovës ka gabuar dhe nuk ka qenë në vijën e qytetarëve për ta mbrojtur pronën e tyre dhe ne besojmë që Mali i Zi nuk është i interesuar që të ketë ndonjë konflikt të ardhshëm.
Ai mendon se pas kësaj tryeze çdo deputetë i papërcaktuar deri me tani pro ose kundër marrëveshjes së demarkacionit, do të bindet se ky komision ka gabuar dhe ata pastaj do ta thirrin mendjen e arsyes duke u bazuar në argumente dhe shkencë dhe të mendojnë pozitivisht duke mos e ratifikuar marrëveshjen e cila sjell pasoja për vendin.
Lekaj thotë se koalicioni i elefantëve nuk i ka votat dhe kjo është arsyeja pse nuk është proceduar marrëveshja ende në Kuvend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit