LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Trepça po shkon drejt falimentimit

Lekaj: Trepça po shkon drejt falimentimit

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e ka ngritur çështjen e gjigantit industrial Trepça, statusi i së cilës ka mbetur i pazgjidhur.

Sipas tij, Trepça është pasuri e rëndësishme e Kosovës, duke shtuar se për shkak të moszgjidhjes së statusit të saj, është duke shkuar drejt falimentimit.


“Jo pse Trepça nuk ka mundësi të mbaj veten e saj, por ky gjigant ka mundësi të mbaj Kosovë, siç ishte në gjendje të mbaj thuajse tërë ish–Jugosllavinë. Ne mendojmë se falimentimi i saj po rrezikohet nga kjo qeveri”, ka shtuar Lekaj, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, 10 deri në 14 miliardë euro janë pasuritë të cilat i posedon gjiganti metalurgjik, “dhe një strategji e mirë për Trepçën do të thotë një mirëqenie për qytetarët e Kosovës”.

“Edhe përkundër faktit se ekziston ky potencial, Trepça vazhdon të mbetet pa një ligj për të”, ka shtuar Lekaj. /Telegrafi/