LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Tokën s’e japim, Hashimin e Isën po

Lekaj: Tokën s’e japim, Hashimin e Isën po

Protestuesve me një fjalim iu ka drejtuar edhe anëtari i AAK-së Pal Lekaj. Ai tha se ata janë të gatshëm që të falin presidentin Hashim Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafa, por jo edhe të falin tokë të Kosovës.

“Pushtetarët që i bën kaq shumë dëme Kosovë, janë të gatshëm të falin gjithçka, edhe territorin, por jo edhe pushtetin”, ka thënë Lekaj, raporton Koha.net.


“Këta pushtetarë, çdo ditë e më shumë po ia humbin shpresat e Kosovës, prandaj ne këtij pushteti i themi mjaft. Populli nuk i ka humbur shpresat as në ditët tona më të rënda. Si popull do të arrij të gjej rrugën e shpresës dhe perspektivës. Ky popull do të fal edhe isën e Hashimin mirëpo asnjëherë asnjë pëllëmbë toke”, ka theksua Lekaj.