LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Rruga Kaçanik-Hani i Elezit do të lëshohet për qarkullim brenda këtij muaji

Lekaj: Rruga Kaçanik-Hani i Elezit do të lëshohet për qarkullim brenda këtij muaji

Haradinaj në mbledhje të Qeverisë, ka kërkuar nga ministri i Infrastrulturës Pal Lekaj, që t’i informojë për situatën me rrëshqitjen e dheut në magjistralen për Shkup, e cila është ndërprerë për qarkullim.

Lekaj në përgjigje para kryeministrit dhe kolegëve të tij shpreson se magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit do të lëshohet për qarkullim brenda këtij muaji.


“Segmenti rrugor Kaçanik- Han i Elezit kemi marrë vendim për ndërprerë për siguri të qytetarëve. Sepse kemi pasur paralajmërime nga ekspertët që i kanë bërë matje, që do të ketë rrëshqitje masive të dheut. Dhe Ne kemi marrë të gjitha veprimet me kohë. Kemi bërë shpuarjen gjeologjike dhe në bazë të analizës, kemi ardhur ne përfundim që të fillojë sanimi, që është duke u punuar në dy ndërrime dhe shpresoj që brenda muajit, do të hiqet e tërë sasia e dheut që është e rrezikshme për të rrëshqitur dhe pastaj të bëhet e përdorueshme rruga”, tha Lekaj, shkruan KP.

Rruga e vetme për të shkuar në Maqedoni, mbetet pika doganore e Globoqicës
Lexo po ashtu Rruga e vetme për të shkuar në Maqedoni, mbetet pika doganore e Globoqicës

Në lidhje me këtë rrugë Haradinaj kërkoi që të gjendet një zgjidhje afatgjatepër të cilën tha se është bërë si “Ura e Rozafatit”.

“Ministër e di që tash verës ndoshta nuk bien shi më e nuk rrëshqet dheu. Por si po hyjnë këto zonat e lagshta të shirave, prapë po rikthehet kjo gjendje. A mos ka ndonjë mundësi me bë diçka më të qëndrueshme, në këtë kohë sa jemi në këtë etapë, mbasi të hiqet dheu, me u pa dhe mundësia dhe prej ekspertëve, me u siguruar që të mos na rrëshqet dheu çdo vit, se kjo u bë si Rozafa”, tha Haradinaj.

Por Lekaj e siguroi kryeministrin, që do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për këtë rrugë.

“Sa i përket rrëshqitjeve të dheut mendoj se nuk janë bërë matjet e duhura në asnjë kohë dhe nuk është marrë veprim i duhur. Prandaj ne kemi marrë veprime dhe do të sanohet gjendja e përhershme”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori