LAJMI I FUNDIT:

Lekaj falënderon kryeministrin slloven Cerar për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës

Lekaj falënderon kryeministrin slloven Cerar për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar dhe e ka falënderuar kryeministrin e Sllovenisë, Mirko Cerar, për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Sot, në kuader të konferences TEN-T që po mbahet në Lubjanë, përshëndeta Kryeministrin Slloven Mirko Cerar, të cilin e falënderova për ndihmën e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë vendit tonë drejt integrimeve evropiane, përvoja këto që tashmë një kohë i ka kaluar shteti Slloven, i cili është një shembull i suksesit”, ka shkruar Lekaj, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/