LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Bashkë me autostradën e Dukagjinit, sanohet edhe shtrati i lumit Drini i Bardhë

Lekaj: Bashkë me autostradën e Dukagjinit, sanohet edhe shtrati i lumit Drini i Bardhë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në debatin publik me qytetarët e Rahovecit për autostradën e Dukagjinit.

Ministri Lekaj u premtoi qytetarëve të Rahovecit se sugjerimet e tyre do të merren parasysh dhe se ato që janë të arsyeshme do të inkorporohen në projektin final.


I pari i Infrastrukturës dhe Transportit u tha qytetarëve se ky projekt është i qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si i tillë ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e vendit me korridoret pan-evropiane.

Ai pos tjerash u premtoi qytetarëve se krahas këtij projekti, do të rregullohet edhe shtrati i Drinit të Bardhë dhe maksimalisht do të kursehet toka bujqësore, e që për rahovecianët ka rëndësi shumë të madhe.

Ndërsa qytetarët duke vënë në pah rëndësinë e këtij projekti, me anë të sugjerimeve të tyre dhanë kontributin e tyre për projektin e autostradës së Dukagjinit. /Telegrafi/