LAJMI I FUNDIT:

Leicesteri fiton ndaj Arsenalit në Emirates

Leicesteri fiton ndaj Arsenalit në Emirates
(Foto: Twitter/Leicester City)

Leicester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës Premier që u zhvillua në Emirates Stadium.

Zhvillohej minuta e pestë e takimit kur Alexandre Lacazette e futi topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.


Në vazhdim rrezikuan Hector Bellerin, Lacazette dhe Bukayo Saka, mirëpo skuadrat shkuan në pushim me shifra të pandryshuara.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Bellerin pati një rast shumë të mirë në gjysmën e dytë, mirëpo intervenimi i Kasper Schmeichel bëri pritje të mrekullueshme.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 80-të. Cengiz Under sulmoi nga e djathta dhe harkoi në zonë, ndërsa Jamie Vardy shënoi me kokë.

Me këtë fitore, Leicester City ngritet në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë, kurse Arsenali qëndron në vend të dhjetë me nëntë pikë.

Në këtë ndeshje për Topçinjtë nga minuta e parë luajti Granit Xhaka, kurse Shkodran Mustafi u inkuadrua në minutën e 49-të pas lëndimit të David Luiz. /Telegrafi/