LAJMI I FUNDIT:

Legjenda Bergomi: Italia e Mancinit është ekipi më mbresëlënës në histori

Legjenda Bergomi: Italia e Mancinit është ekipi më mbresëlënës në histori

Fituesi i Kupës së Botës me Azurrët, Beppe Bergomi ka thënë se skuadra e Roberto Mancinit në Euro 2020 është ‘Italia më mbresëlënëse në histori’.

Azurrët përballen me Austrinë në fazën e 1/8-tës sonte (e shtunë) me fillim nga ora 21:00, pasi kanë fituar 11 ndeshjet e tyre të fundit radhazi dhe kanë mbetur të pamposhtur në 30 takime.


Forma e tyre brilante ka bërë që legjenda italiane, Bergomi, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, ta cilësoj ekipin e Mancinit si “Italia më mbresëlënëse në histori”.

Legjenda angleze, Sol Campbell: Italia ka treguar futbollin më të mirë deri tani në Euro 2020
Lexo po ashtu Legjenda angleze, Sol Campbell: Italia ka treguar futbollin më të mirë deri tani në Euro 2020

“Unë e konsideroj këtë si skuadrën më mbresëlënëse të Italisë në histori”, ka thënë Bergomi për gazetën Il Messaggero.

“Ata luajnë dhe shijojnë futbollin e tyre ashtu si do të dëshironte një ekip i shkëlqyeshëm. Ata janë të guximshëm, marrin iniciativën, fitojnë dhe e bëjnë këtë bindshëm”.

Mancini: Duhet ta shijojmë futbollin që luajmë edhe ndaj Austrisë, shpresoj në finale
Lexo po ashtu Mancini: Duhet ta shijojmë futbollin që luajmë edhe ndaj Austrisë, shpresoj në finale

“Unë pashë të gjitha ndeshjet e tyre dhe mund të them se kemi të gjitha arsyet të ndihemi optimistë. Besoj se Azzurrët mund të arrijnë deri në finale në Wembley”, përfundoi legjenda italiane.

Ndryshe, fituesi i përballjes Itali-Austri do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes mes Belgjikës dhe Portugalisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori