Legia Varshava i beson Qëndrim Zybës në ndeshjen evropiane, mesfushori luan startues ndaj Moldes

Legia Varshava është mysafir i Moldes në kuadër të ndeshjes play-off të Ligës së Konferencës.
Për këtë ndeshje, trajneri i Legias, Kosta Runjaic, i ka besuar transferimit më të ri të klubit polak, Qëndrim Zybës.
Mesfushori ynë do të debutojë me Legian në ndeshjen e Ligës së Konferencës, që do të jetë ndeshja e parë për ish-lojtarin e Ballkanit.
Zyba gjatë afatit kalimtar të janarit kompletoi transferimin te Legia nga Ballkani si huazim për gjashtë me drejtë blerje.
Ndeshja mes Moldes dhe Legias fillon në ora 18:45./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































