LAJMI I FUNDIT:

“Ledhatuan” fokën, dënohet çifti amerikan – turistët u deshën të paguajnë 500 dollarë për prekjen e kafshës në Havai

“Ledhatuan” fokën, dënohet çifti amerikan – turistët u deshën të paguajnë 500 dollarë për prekjen e kafshës në Havai

Një turiste nga shteti amerikan Louisiana, e cila kishte shkuar në muajin e mjaltit në Havai, është dënuar me 500 dollarë për prekjen e një foke, një prej kafshëve që janë të rrezikuara nga zhdukja.

Përveç kësaj ajo vetë e ka publikuar videon në rrjetin social TikTok, raportojnë mediat amerikane, transmeton Telegrafi.


E menaxhmenti kombëtar për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA), ka filluar hetimet dhe ka konstatuar se kjo grua kishte shkelur ligjin për kafshët e rrezikuara, ka njoftuar Dominic Andrews, zëdhënës i kësaj agjencie.

Gruaja dhe partneri i saj që kishin prekur dhe fotografuar fokën në plazh, në një deklaratë për Honolulu Star Advertiser, kanë kërkuar falje duke theksuar se e duan Havain dhe se nuk kanë menduar që me këtë gjest do të ofendojnë dikë.

Vlerësohet se në veriperëndimit të ishujve të Havait ekzistojnë 1.100 foka dhe 300 në ishujt tjerë.

Me ligj ndalohet lëndimi, vrasja apo shqetësimi i tyre, e dënimi më i ashpër parashihet me pesë vite burgim dhe një dënim prej 50.000 dollarëve.

Madje autoritetet paralajmërojnë qytetarët se duhet të qëndrojnë të paktën 15 metra larg kësaj kafshe, apo 45 prej nënës që është me të vegjlit e saj. /Telegrafi/