LAJMI I FUNDIT:

LeBron i vetëm nuk mjafton, Lakers mposhten nga Brooklyn Nets

LeBron i vetëm nuk mjafton, Lakers mposhten nga Brooklyn Nets

Janë zhvilluar tri ndeshje natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Vëmendja e adhuruesve të basketbollit ka qenë në Staples Center të Los Angelesit, ku Lakers kanë qenë nikoqir të Brooklyn Nets.


Pas 48 minutave lojë, në fund kanë triumfuar mysafirët me 11 pikë diferencë 98:109.

James Harden ishte më meritori për fitoren e Brooklyn Nets me 23 pikë, 11 asistime e pesë kërcime.

Ndërkohë me lojë të mirë te mysafirët u dalluan edhe Harris që shtoi 21 pikë si dhe Kyrie Irving që e mbylli takimin me 16 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Tek vendasit LeBron James kishte paraqitje fantastike me 32 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për t’i siguruar fitoren Lakers.

Vendasit ishin të hendikepuar në këtë takim pa Anthony Davis e lënduar dhe fundorin gjerman Dennis Schroder, ndërsa tek mysafirët nga New Yorku mungoi Kevin Durant.

Për Brooklyn fitorja ndaj Lakers ishte e pesta radhazi në NBA derisa tani e shohin vetën në pozitën e dytë të Konferencës së Lindjës me bilanc 19:12 në të mirë të fitoreve.

Edhe Lakers nga ana tjetër janë në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me bilanc 22:8. /Telegrafi/

Rezultatet:

Milwaukee Bucks – Toronto Raptors 96:110

LA Lakers – Brooklyn Nets 98:109

Sacramento Kings – Miami Heat 110:118