LAJMI I FUNDIT:

LeBron refuzon t’i kritikojë bashkëlojtarët për mungesë angazhimi

LeBron refuzon t’i kritikojë bashkëlojtarët për mungesë angazhimi
(Foto: Getty Images)

LeBron James ka refuzuar t’i kritikojë bashkëlojtarët e tij pas humbjes së Cleveland Cavaliers në ndeshjen e tretë të ‘play-offit’ nga Indiana Pacers.

Cavaliers patën epërsi prej 17 pikësh në fund të pjesës së parë, mirëpo në dy çerekët e fundit ata e humbën përqendrimin dhe kundërshtari e fitoi ndeshjen me dy pikë epërsi (92-90).


(Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, Indiana është në avantazh prej 2-1 me lojë në kuadër të rrethit të parë të serive të ‘play-offit’.

Pas ndeshjes së zhvilluar në Bankers Life Fieldhouse, gazetarët e kanë pyetur lojtarin kryesor të Clevelandit në lidhje me kontributin e bashkëlojtarëve të tij.

(Foto: Getty Images)

“Çfarë po kërkoni nga unë? Mendoni se do t’i hedh bashkëlojtarët e mi nën autobus? Unë nuk jam i tillë”.

“Basketbollistët duhet të luajnë më mirë. Duke më përfshirë edhe mua. Unë i humba gjashtë topa. Isha i tmerrshëm në çerekun e tretë, nuk munda të bëj asnjë gjuajtje”, është shprehur LeBron, citon SlamOnline.

James e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 12 kërcime dhe tetë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori