LAJMI I FUNDIT:

LDK, javën e ardhshme me mocion mosbesimi ndaj Qeverisë? (Video)

LDK, javën e ardhshme me mocion mosbesimi ndaj Qeverisë? (Video)
-->

Javën e ardhshme mund të nis mbledhja e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri thotë për RTV Dukagjinin se janë duke siguruar edhe votat e deputetëve të pakënaqur të koalicionit qeverisës.

Beqiri thotë se po punojnë çdo ditë për t’i bërë numrat për rrëzimin e kësaj Qeverie.

Ai u shpreh se janë  të gatshëm të marrin hapin për të quar vendin në zgjedhje përmes mocionit të votëbesimit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Beqirit, Qeveria Haradinaj që nga fillimi ka qenë e pakicës.

Pos opozitës LDK-ja thotë të ketë siguruar edhe  votat e deputetëve  të pakënaqur të pushtetit.

“Nuk mund të bëjë publike se me kënd (do ta rrëzojmë qeverinë), por përpos opozitës që ka gatishmërinë, që ne besojmë se të gjithë opozitarët janë të gatshëm, atëherë mbeten disa deputetë tjerë që janë të pakënaqur me këtë mënyrë të qeverisjes”, tha zyrtari i LDK-së, përcjell Telegrafi.

LDK- ka kohë qe ka nisur mobilizimin e degëve të saj që të bëhet gati për zgjedhjet e mundshme, por ka lënë mundësinë e hapur se emrin potencial për kandidat për kryeministër pos Isa Mustafës, e Avdullah Hotit,  ta caktojnë më vonë, duke mos përjashtuar mundësinë që të jetë edhe ndonjë person tjetër.

“Është në vendim të organeve të partisë të nominoj kandidatin për kryeministër. Fatbardhësisht LDK-ja ka potencial për t’i dalë kësaj pune me sukses. Edhe Isa Mustafa i është rikthyer punës dhe detyrave dhe besojmë se shumë shpejt ai do të jetë në funksion me kapacitet të plotë”, deklaroi Beqiri.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit javën e ardhshme mund të paraqitet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

Sipas kushtetutës së Kosovës  Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës  në kuvend, jo më vonë se pesë ditë e jo më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij./Telegrafi/

LDK paralajmëron se shpejt do të nis mbledhjen e nënshkrimeve

LDK paralajmëron se shpejt do të nis mbledhjen e nënshkrimeve

Publiée par DossierD – RTV Dukagjini sur Mercredi 17 octobre 2018