LAJMI I FUNDIT:

LDK: Projektbuxheti për vitin 2019, i keq dhe i paqëndrueshëm

LDK: Projektbuxheti për vitin 2019, i keq dhe i paqëndrueshëm

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se kriza institucionale është duke u eskaluar dhe koalicioni PAN nuk është në nivelin e përgjegjësisë së tyre kushtetuese dhe ligjore.

Sipas Hotit, skandalet e përditshme të zyrtarëve të lartë qeverisës, mungesa e dijes elementare për të udhëheq me institucione të vendit, edhe probleme me ligjin që kanë shumica e zyrtarëve të lartë në Qeveri kanë bërë që besimi I qytetarëve në institucionet e vendit të jetë në nivelin më të ulët historikisht në Kosovë.


“Kriza javëve të fundit ka eskaluar, në veçanti me dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në veri të vendit pas vendosjes së taksave për mallrat me origjinë nga Serbia. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i dy gjërave, në veçanti, fillimisht i angazhimit jo kushtetues të presidentit të vendit për dialogun me Serbinë për korrigjim të kufijve pa mandate kushtetues, pa mandate nga kuvendi i Kosovës dhe e dyta nga mos veprimi i kryeministrit në përputhje me kompetencat kushtetuese që ka kryeministri. Kjo gjendje i shkon përshtati vetëm Serbisë për të implementuar projektin e vet për ndarje të Kosovës. Karshi kësaj gjendje presidenti po vazhdon me kauzën e tij për rishikim të shtetësisë së kufijve”, theksoi Hoti.

Ai ka thënë se LDK nuk do të pranoj asnjë marrëveshje që prek integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe vlerësojnë se duhet konsensus për tejkalimin e kësaj krize institucionale, siç u shpreh ai të mbahet një tryezë politike.

Ne vlerësojmë se të gjitha forcat politike në shtetin e Kosovës duhet të tregojnë përgjegjësi për ta dal nga kjo situatë që të mos thellohet më tutje. Ne ftojmë që të mblidhemi në një tryezë të partive politike sa më parë, dhe pas dakordimit të partive politike për të miratuar disa çështje urgjente që janë në pritje në kuvend, siç është rezoluta e propozuar nga opozita për heqjen e temës për rishikim të kufijve nga dialogu, të përmbyllim në leximin e dytë të ligjit për ushtrinë dhe gjithashtu ta aprovojmë buxhetin vitit 2019, në mënyrë që të mos bllokohet funksionimi normal I institucioneve të vendit. Pas kësaj ne vlerësojmë se duhet kuvendi të organizohet me një seancë për t’u shpërbërë, sepse Kosovës i duhet një qeveri e përgjegjshme”, ka thënë Avdullah Hoti.
Sa i përket projektbuxhetit për vitin 2019, ai shtoi se nuk do ta përkrahin në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2019, sepse sipas tij, është i pa qëndrueshëm dhe I ndarë në mënyrë të padrejtë.

“Nëse analizoni buxhetin keni me pa se është buxheti më i keq që mund t’i ofrohet Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve. Është buxhet komplet i pa qëndrueshëm në aspektin fiskal dhe ka padrejtësi në shpërndarjen e buxhetit”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Hoti ka thënë se në arenën ndërkombëtare, Kosova është në pozitën më të disfavorshme historikisht që prej se është shpallur si shtet i pavarur. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori