LDK: Po fillon rrugëtimi ynë i madh, nga 28 maji deri më 4 qershor do të jemi në çdo komunë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nga 28 maji deri më 4 qershor do të jenë në çdo komunë për të ndarë viziton rreth ndryshimit që siç thonë i duhet vendit.
LDK në një postim në Facebook shkruan këto nuk janë vetëm tubime zgjedhore, por takime të shpresës, bashkimit dhe besimit se Kosova mundet më shumë.

“Po fillon rrugëtimi ynë i madh me qytetarët anembanë Kosovës! Nga 28 maji deri më 4 qershor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në çdo komunë e pranë çdo qytetari, për të ndarë vizionin rreth ndryshimit që i duhet vendit.
Këto nuk janë vetëm tubime zgjedhore. Janë takime të shpresës, bashkimit dhe besimit se Kosova mundet më shumë. Bashkë me qytetarët, do ta rikthejmë zhvillimin, shpresën dhe dinjitetin në qeverisje.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi. Ejani të takohemi, të bashkohemi dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen që e meritojmë. Më poshtë gjeni orarin zgjedhor të tubimeve. BASHKOHU! LDK 113”, thuhet në postim. /Telegrafi/








































