LDK-ja e lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

14:"Ridvan Slivova
Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se ai e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Ai në një prononcim për media ka thënë se në momentin kur ka ardhur në shqyrtim si pikë e rendit të ditës, iniciative e deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ai është larguar nga takimi.
“LDK-ja është kundër kësaj iniciative. Ne sot lëshuam mbledhjen dhe presim të shohim se si do të procedojë me këtë çështje shumica parlamentare”, ka shtuar Hoti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate











































