LAJMI I FUNDIT:

LD: Kriza politike është e kontrolluar nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së

LD: Kriza politike është e kontrolluar nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së

Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike (LD) të Maqedonisë, sot ka diskutuar për krizën politike në vend, me çka vlerësuan se bëhet fjalë për krizë të kontrolluar politike nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së, e cila sipas LD mund të dalë nga kontrolli dhe të destabilizojë shtetin me përmasa më të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LD mendon se bëhet e ashtuquajtura “platforma e Tiranës” po shfrytëzohet për ngritjen e nacionalizmit dhe prishjen e bashkëjetesës në Maqedonisë, si dhe për konflikt ndëretnik. Për këtë arsye LD apelon tek të gjitha partitë të largohen nga kjo “deklaratë, memorandum ose platformë” dhe të ndalojnë ta eskploatojnë, ndërsa për gjitha çështjet të hapet debat demokratik dhe argumentues”, theksojnë nga LD./Telegrafi/