LAJMI I FUNDIT:

Laura Fazliu eliminohet në raundin e dytë në Grand Prixin e Tel Avivit

Laura Fazliu eliminohet në raundin e dytë në Grand Prixin e Tel Avivit

Laura Fazliu ka pësuar disfatë në rundin e dytë të kategorisë deri në 63 kilogramë në Grand Prix që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudistja 19-vjeçarenga Kosova e ka kaluar raundin e parë pa luftë, falë fatit në short.


Megjithatë, Laura Fazliu nuk ka arritur të kalojë më shumë se raundi i dytë dhe kështu e ka mbyllur rrugëtimin e saj në këtë Grand Prix.

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Tel Avivit
Lexo po ashtu Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Tel Avivit

Xhudistja nga Kosova u mposht me ‘ippon’ nga rusja Ekaterina Valkova, e cila e mposhti me përvojë pasi është 28-vjeçare.

Dje (e enjte) gjatë ditës edhe Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan, ndërsa Nora Gjakova arriti ta rrëmbej medaljen e bronztë. /Telegrafi/