Latifi vazhdon me Dritën, pritet ardhja e Isufit

Gardiani gjilanas ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare me bardh e kaltërtit për të konfirmuar kështu qëndrimin e tij në golin e bardh e kaltërve.
Këtë lajm për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori sportiv i gjilanasve, Fisnik Kërçeli, duke treguar se janë në bisedime edhe me trajnerin e mirënjohur Bekim Isufin.
“Edhe zyrtarisht sot kapiteni ynë Artan Latifi ka vazhduar kontratën me Dritën për dy vitet e ardhshme”.
“Tani jemi duke punuar për t’i rinovuar kontratat me lojtarët aktual para se të mendojmë për transferime”.
“Jemi në bisedime me Bekim Isufin dhe shpresojmë që do të gjejmë marrëveshje. Pasi ta zgjedhim trajnerin do të mendojmë edhe për përforcimin e skuadrës”, deklaroi Kërçeli për Telegrafin.
Kujtojmë që Drita kishte një skuadër mjaftë të fuqishme këtë edicion por atyre në shumicën e ndeshjeve iu mungonte fati për të shënuar.
Gjilanasit i shpëtuan rënies nga elita e futbollit kosovar nëpërmjet barazhit ku eliminuan Flamurtarin, ndërsa për edicionin 2015/16 nuk duan të jenë në pozitë të njëjtë. /Telegrafi/



















































