LAJMI I FUNDIT:

Larry King ndahet nga gruaja e shtatë, pas 22 vitesh martesë

Larry King ndahet nga gruaja e shtatë, pas 22 vitesh martesë
Larry King dhe Shawn King (Foto: Jerod Harris/Getty Images/Guliver)

Larry King po i jep fund martesës së tij me gruan e tij të shtatë.

85-vjeçari ish-nikoqir i CNN-së bëri kërkesë për divorc nga Shawn King, 59 vjeçe, në Gjykatën e Los Angelesit të martën, sipas dokumenteve të marra nga CNN, transmeton Telegrafi.


Dyshja u martuan më 5 shtator 1997, dhe data e ndarjes së tyre është renditur si 6 qershor 2019, në dosje.

Larry King dhe Shawn King (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)

Kërkesa për shkurorëzim përmend dallime të pakonkurueshme si arsye të ndarjes.

Ky bashkim shënon martesën e tetë të Kingut me shtatë gra. Ai ishte martuar me ish-gruan Alene Akins dy herë.

Larry King (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Ai dhe Shawn King kanë dy djem: Chance, 20 vjeç dhe Cannon, 19 vjeç.

Është hera e dytë që Larry King ka kërkuar të përfundojë martesën.

Ai bëri kërkesë për divorc nga ish-këngëtarja dhe prezantuesja televizive edhe në vitin 2010, por tërhoqi peticionin e tij pasi dyshja u pajtuan. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori