LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Agollit, tifozët e Qarabagut i thonë lamtumirë një legjende

Largimi i Agollit, tifozët e Qarabagut i thonë lamtumirë një legjende
Ansi Agolli (Fotol: Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi shqiptar, Ansi Agolli, ka ndërruar ambient pas nëntë viteve të kaluara në ligën e Azerbajxhanit.

Ai është larguar nga Qarabagu, ku luajti nga viti 2010, për ta vazhduar karrierën në Amerikë te New York Cosmos.


Ndërsa për të shprehur lumturën ndaj tij, tifozët e klubit azer kanë bërë disa organizime duke e mahnitur edhe vet futbollistin.

Të gjitha lajmet nga Ansi Agolli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ansi Agolli

Në disa postime në rrjetet sociale, Agolli është etiketuar si legjendë, ndërsa edhe faqja e klubit i ka uruar sukses në të ardhmen.

Ndërsa në një video të publikuar në Twitter, ai shfaqet i rrethuar nga tifozët, të cilët këndojnë: “Lamtumirë Ansi”.

Nuk ka munguar edhe një mesazh i tifozëve në stadium me mbishkrimin: “Pa Ansin, nuk ka festë”.

Mbishkrimi i tifozëve të Qarabagut (Foto: Instagram/AnsiAgolli)

Ndërsa për t’i falënderuar tifozët dhe të gjithë të tjerët te Qarabagu, Agolli e ka bërë një publikim në rrjetet sociale duke u thënë: “Do të takohemi së shpejti”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Kur erdha ne këte vend 9vite më parë, nuk do e besoja që shumë gjëra do të ndryshonin kaq shumë te un. Kam jetuar në vende të tjera me parë, kam luajtur futboll.Cdo gjë ishte shum e zakonshme, ishte normale…Gjithcka ndryshoi kur erdha tek Qarabag, 9 vite më parë.Drejt, 9 vjet, plot krenari, kujtime dhe vlera në cdo moment. 9vjet Qarabag…Kam fituar shum gjëra, kampionate, trofe, pjesëmarje ne ligën e europes, ligën e kampioneve..por më e rendesishmja, fitova shtëpine time të dytë.Kam kaluar kujtime që nuk do i harroj kurrë.kto 9vite kan qenë vitet më të bukura te jetes sime.Dashuria e njerëzve, shpresa, Qarabag..Futbolli ishte më shume se një lojë.9 vite gëzime e sakrifica.U rritëm së bashku, u ngjitëm në majë, Qarabag.. U bëmë zëri i 1 milion të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre, u bëmë zëri i Azerbaixhanit. 5 kampionate, 3 kupa, 4 pjesmarje ne ligën e europes, ne ligën e kampioneve.. Shpresoj te kem një pjesë në këtë sukses.Sa e mrekullueshme ishte ta vishja me shumë se 300 herë uniformen e Qarabag.. ësht një ndjenjë tjeter të luash për Qarabag.Sot po shkoj, por un gjithmon do të të mbaj ne zemer, Qarabag, Azerbaixhan.Dashuria e njerezvë ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme.Si mund të harroj ata që më duan dhe vleresojnë mua, Dhe ata qe më mbeshtesin? Tifozë, ju falenderoj shumë.Jeni pjesa më e bukur e këtyre 9 viteve të paharrueshëm. I dashur Qarabag, ti je gjithmon me mua, je ne zemrën time, të dua, Qarabag, Azerbaixhan. Do takohemi së shpejti dhe mos harroni, Qarabag ësht Azerbaixhan…❤️ #Qarabag#AgdamAzerbaycan @fkqarabagh

A post shared by Ansi Agolli (@ansiagolli) on Mar 16, 2019 at 9:30am PDT

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori