Kandidati i tij rival tha më herët se Pogban nuk do të vijë te Barcelona gjatë këtij viti, por Laporta ka mendim tjetër nëse ai rikthehet në krye të klubit.

“Nënshkrimi i Ardas nuk është i papërshtatshëm me atë të Pogbas”, ka thënë Laporta para gazetarëve, transmeton Telegrafi.


“Nëse ne i fitojmë zgjedhje, do të përpiqemi ta sjellim Pogban qysh këtë vit”.

“Çelësi për të nënshkruar me Pogban është agjenti i tij, Mino Raiola, dhe ne kemi raport të mirë me të” .

“Ne jemi të bindur se do të jetë mirë për Pogban të luajë te Barcelona”, ka shtuar Laporta. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app