Në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) është nënshkruar marrëveshja në mes të kësaj qendre dhe GIZ – CETEP (Krijimi i punësimit përmes promovimit të eksportit), për programin “Zhvillimi i Ndërmarrësisë dhe Punësueshmëria e të rinjëve në Kosovë” si dhe u bë lansimi i Fondit për Inovacion (financim i GIZ dhe Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë), i cili do të ofrojë grante me bashkëfinancim deri në 50,000 Euro për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të sektorit të TIK, Agrobiznesit dhe Prodhimit.
Kështu thuhet në njoftimin për media të ICK-së.
Më tutje në këtë komunikatë theksohet se Fondi për inovacion ka për synim mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në zhvillimin e koncepteve inovative, nëpërmjet përmirësimit të produkteve, shërbimeve apo proceseve, me qëllim të rritjes së potencialit dhe përgatitjes së ndërmarrjeve për qasje në tregjet ndërkombëtare.
“Ky fond, i cili i përkushtohet posaqërisht NMVM-ve, planifikohet të ndërhyjë në katër fusha bazë: informacion i bazuar në biznes, shërbime, inovacion në produkte e shërbime, si dhe promovim të eksportit”, sqarohet në njoftim.
Sipas tyre, skema e granteve, e cila do të jetë e ndarë në tri faza/vite (2018,2019 & 2020) synon të identifikojë NMVM-të me idetë më inovative, të cilat kanë potencial për eksport dhe krijim të vendeve të reja të punës. Grantet poashtu kanë për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe rritjen e eksportit të produkteve/shërbimeve nga Kosova.Shuma e një granti mund të arrijë vlerën maksimum 50,000 Euro (në raport 1:1 bashkëfinancim me kontributin nga përfituesi).
Të gjithë përfituesit e granteve do të mentorohen dhe monitorohen për një periudhë prej 12 muajsh nga momenti i disbursimit te fondeve.
“Inovacioni është një promotor i rëndësishëm i zhvillimit socio-ekonomik në Kosovë dhe botë. Për këtë arsye, qeveria e Gjermanisë është shumë e lumtur me përkrahjen e Fondit për Inovacion, i cili padyshim që do të ndihmojë tranzicionin e ekonomisë së bazuar në njohuri, në Kosovë”, ka deklaruar Anja Becky, udhëheqëse e zyres Gjermane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Ndërsa, Ottilie Mooshofer, udhëheqëse e ekipit të GIZ, u shpreh:
“Me Fondin për Inovacion, sektori privat në Kosovë merr edhe nje instrument të ri të përkrahjes me qëllim të zhvillimit të inovacionit në produkte, shërbime dhe krijim të vendeve të reja të punës”.
Për tu kualifikuar si përfitues potencial, bizneset duhet të jenë të regjistruara në Kosovë, të jenë në kategorinë e NMVM-ve (sipas definimit në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë), të jenë minimum 3 vite aktive në fushën e caktuar, të jenë pagues të rregullt të taksave, të mos jenë subjekt i procesit të bankrotimit dhe/apo gjykatave, pronari/pronarët e NMVM-ve nuk duhet të jenë persona të dënuar për vepra penale dhe krim të organizuar, të provojnë potencial për eksport, mundësi për rritje të numrit të punëtorëve, si dhe të mos jenë përfitues paraprak të granteve nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e Republikës së Kosovës.
Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu pas nënshkrimit të marrëveshjes u shpreh:
“Jemi të lumtur për këtë bashkëpunim të ri me projektin CETEP të GIZ, duke shtuar shërbimet në programin tonëper inovacion dhe ndërmarrësi. E veçant e këtij programi është shtrirja e perkrahjes për startup, si dhe për bizneset ekzistuese nëpërmjet Fondit për Inovacion, si dhe aktiviteteve promovuese si Java Globale e Ndëmarrësisë, Panairi i bizneseve startup & inovacionit, dhe trajnimet profesionale për rinjtë e të rejat në fushën e TiK-ut”.
Programi tre vjeqar “Zhvillimi i Ndërmarrësisë dhe Punësueshmëria e të rinjve në Kosovë” ka vlerë 1.4 milion Euro. Ky program bashkëfinancohet edhe nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.
Aplikimet hapen më 12 Nëntor. Për më shumë informata vizitoni www.ickosovo.com. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Koleksion i orëve të frymëzuara nga shenjat e horoskopit

Ky është interneti më i shpejtë në botë - shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Samsung i ri do të jetë telefoni më i holli deri më tani?

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Grok ndalohet në Turqi - fyeu Erdoganin

YouTube po sjell një ndryshim të madh - çfarë do të hiqet nga tregu

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë